Historike/ As Lionel Messi e as Cristiano Ronaldo nuk e kanë bërë atë çfarë bëri Anthony Gordon….
Interi del me kocka të thyera nga transferta e Bodos me një humbje 3-1 të pastër, të rëndë dhe të merituar. Pas një pjese të parë ku goli i Esposito i kishte dhënë drejtim ndeshjes, pritej që zikaltrit të kthenin ndeshjen në krahun e tyre në pjesën e dytë.
Por në fakt qasja e skuadrës së Chivu në 45 minutat e dyta ishte krejtësisht për t’u harruar, sidomos për gabimet e shumta për të cilat fusha me bar sintetik(që nuk ishte në kushtet optimale) nuk mund të jetë justifikimi i vetëm.
Interi në mbrëmjen e Bodos duket se ra sërish te zakonet e vjetra; shpërqendrim dhe nënvlerësim i kundërshtarit. Pas një pjese të parë të luajtur në nivel të pranueshëm, zikaltrit u relaksuan duke menduar se e kishin kaluar furtunën; edhe me një barazim, sfida e kthimit në Meazza do të kishte lënë ndjesi të tjera. Por në fakt mali për t’u ngjitur në aktin e dytë do të jetë i lartë. Përmbysja do të jetë e vështirë por jo e pamundur dhe të parët që e shfaqën këtë bindje u duk se ishin futbollistët e Interit.
Sa mungesa në Lecce. Por përpara se të mendojë për ndeshjen e kthimit të playoffit, Interi ka përpara një ndeshje shumë të rëndësishme në kampionat, atë me Leccen. Një ndeshje ku Chivu do të duhet të përballet me mungesa; përvet të skualifikuarve Barella dhe Calhanoglu, duhet vlerësuar gjendja e Piotr Zielinski që e la fushën e lojë me ndonjë problem fizik, Davide Frattesit që nuk ishte me skuadrën në transfertën norvegjeze se kishte temperaturë, e sidomos Lautaro Martinez. Argjentinasi u zëvendësua në fillimin e pjesës së dytë në ndeshjen me Bodon për një problem muskular që Chivu e përkufizoi serioz pas përfundimit të ndeshjes. Është ky një problem i madh për Chivun në këtë fazë të rëndësishme të sezonit. Muajin e ardhshëm, përveç rikthimit në Ligën e Kampioneve, Interi do të luajë ndaj Lecces, Genoas, Comos, Milanit dhe Atalantës. Në botën e Interit, hidhërimi për humbjen në Ligën e Kampioneve lehtësohet disi nga barazimi i Milanit në San Siro me Comon që thelloi diferencën e zikaltëve me rivalët historikë të qytetit në krye të renditjes në 7 pikë.
Top Channel