Juventus vijon me Spallettin, por pa Ligën e Kampioneve, projekti vihet sërish në dyshim…
Këtë të enjte do të luhen ndeshjet e playoffit në Conference League, ku përveç Dritës, në fushën e lojës do të zbresë një tjetër skuadër shqiptare, Shkëndija e Tetovës.
Skuadra kampione e Maqedonisë së Veriut do të përballet me skuadrën e Samsunspor në ‘Todor Proeski’ në Shkup, një sfidë ku kuqezinjtë do të jenë pa Trumçin dhe Latifin të skualifikuar për shkak kartonësh.
Trajneri i Shkëndijes, Jeton Beqiri në prag të kësaj sfide të rëndësishme ka deklaruar se pret një ndeshje spektakolare dhe se skuadra e tij duhet të japë maksimumin.
‘Do të mundohemi që të paraqitemi mirë, veçanërisht në minutat e para kur duhet të jemi të kujdesshëm, të luftojmë shumë, në çdo pjesë të fushës dhe për çdo top dhe normalisht ta shijojmë ndeshjen’– tha Beqiri-Besoj se çdo futbollist që do të dalë në fushën e lojës do të japë maksimumin dhe parashikoj një spektakël futbolli ku duhet të japim maksimumin dhe të jemi me këmbë në tokë, por edhe krenarë në të njëjtën kohë’.
Top Channel