Cesc Fabregas dallon nga të tjerët edhe në intervistat pas ndeshjes dhe kjo u pa edhe këtë të mërkurë kur kërkoi ndjesë për diçka që ndodhi rreth minutës së 80 në sfidën mes Milanit dhe Comos.

‘Në radhë të parë dua të kërkoj ndjese, sepse bëra një gjë antisportive, shpresoj të mos e bëj më kurrë-tha Fabregas për median italiane-i rrëmbyer nga momenti preka topin me dorë duke penguar Milanin të riniste ndeshjen. Sic tha Chivu, duart në xhepa dhe unë sot gabova’

Pikërisht në atë moment ndodhi edhe një përplasje mes spanjollit dhe Massimiliano Allegrit me këtë të fundit që u ndëshkua me karton të kuq. Më pas Fabregas foli  për ndeshjen duke e vlerësuar skuadrën e tij.

‘Ishte një ndeshje serioze-tha Fabregas-të vish të luash në San Siro është diçka kaq e bukur për t’u parë. A jam krenar për skuadrën time? Jam shumë krenar, një paraqitje vërtet e rëndësishme dhe do të duhet ta bëjmë sërish të shtunën në Torino. Duhet të mendojmë menjëherë për atë sfidë, por skuadra ka treguar se jep gjithnjë një përgjigje pozitive. Duhej një paraqitje e tillë pas ndeshjes të së shtunës së kaluar’.

Më pas në konferencën për shtyp, Fabregas kërkoi sërish ndjesë kur iu tha se Allegri nuk e kishte pranuar ndjesën e tij. ‘Kërkoj edhe njëherë ndjesë-tha Fabregas-Komenti i Allegrit është i ekzagjeruar, ishte një prekje e topit, por që nuk duhet bërë. Sic e ka thënë edhe Chivu, duart në shtëpi,sidomos një trajner. Edhe unë do të isha zemëruar, fjalët e thëna në gjaknxehtësi e sipër pas ndeshjes janë gjithnjë kështu. I kërkoj ndjesë Allegrit edhe njëhere, e bëra ketë edhe me Modric, Maignan. Shpresoj që të mos ndodhë më kurrë në karrierën time’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB