Real Madrid prononcohet për episodin e ndodhur në ndeshjen me Benfica në ndeshjen e Ligës së Kamponeve me protagonist Vinicius dhe Prestianni me brazilianin që e akuzoi argjentinasin për racizëm, që solli edhe ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta.

Klubi merenges nëpërmjet një komunikate për shtyp bëri të ditur se ka dërguar në UEFA të gjitha provat në lidhje me këtë çështje

Komunikata e plotë e Realit të Madridit

‘Real Madrid komunikon se ka dërguar në UEFA të gjitha provat që disponon në lidhje me incidentet e ndodhura të martën e 17 shkurtit në ndeshjen e Ligës së Kampioneve të që skuadra jonë zhvilloi në Lisbonë kundër Benficas. Klubi ynë ka bashkëpunuar në mënyrë aktive me hetimet e hapura nga UEFA për episodet e papranueshme të racizmit që u përjetuan në atë ndeshje.

Reali i Madridit është mirënjohës për mbështetjen unanime dhe për afeksionin që ka marrë futbollisti ynë Vinicius nga të gjitha ambienet e futbollit botëror. Reali i Madridit do të vazhdojë punën në bashkëpunim me të gjitha institucionet për të çrrënosur racizmin, dhunën dhe urrejtjen në sport dhe shoqëri’.

Episodi në fjalë ndodhi në fillimin e pjesës së dytë menjëherë pas shënimit të golit nga ana e Vinicius që festoi duke vallëzuar te këndi i fushës te tifozët kundërshtar ndërkohë që më pas pati edhe përplasjen me Prestiannin i cili sipas brazilianit dhe lojtarëve të tjerë si Mbappe tha fyerje raciste në drejtim të sulmuesit brazilian që u ankua te Letexier i cili aplikoi protokollin antiracizëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB