Brann-Bologna, Miranda proteston: UEFA duhet të kontrollojë fushat, kështu është e vështirë të dhurosh spektakël
19/02/2026 22:06
Ndryshe nga Interi, Bologna doli e fituar nga transferta norvegjeze me skuadrën e Vincenzo Italianos që iu imponua Brann me rezultatin 1-0, një fitore kjo që i jep avantazh për ndeshjen e kthimit.
Por edhe të kuqeblutë kishin ankesa për fgjendjen e fushës dhe këtë e theksoi edhe Juan Miranda për Sky Sports, sipas të cilit ndeshja ishte e vështirë edhe për shkak të terrenit të fushës
‘Zhvilluam një ndeshje të madhe në aspektin mbrojtës-tha Miranda-por mendoj se UEFA duhet të kontrollojë të gjitha fushat të klubeve që marrin pjesë në kompeticionet e saj. Sot ishte e vështirë të luaje në ato kushte. UEFA do spektakël, por në një fushë të tillë është e vështirë’.
Top Channel