Kanë kaluar 4 ditë nga episodi i shumëpërfolur me protagonist Alessandro Bastonin dhe Pierre Kalulu në ndeshjen mes Interit dhe Juventusit, por polemikat nuk duket se do të shuhen.

Për këtë mendoi vetë trajneri i Interit, Cristian Chivu që i hodhi më shumë benzinë zjarrit në konferencën e tij për shtyp përpara sfidës me Bodo/Glimt, të paktën nga këndvështrimi i tifozëve të Napolit, të cilët edhe pse nuk kanë asnjë lidhje me atë që ndodhi në San Siro, ‘futën në valle’ për shkak të…Diego Armando Maradonës. Fraza e Chivu-t që ndezi napoletanët është: ‘Çdo të dielë ka një rast të tillë, që nga kohët e Maradonës që shënoi gol me dorë dhe askush nuk i tha njeri gjë’

Faji i trajnerit zikaltër është që përmendi emrin një prej futbollistëve më të mëdhenj në të gjithë historinë e futbollit botëror, simbolin e popullit napoletan, për të justifikuar veprimin e mbrojtësit të Interit që fajin e simulimit e shtoi me festimin që bëri në momentin që Kalulu u ndëshkua me karton të kuq.

Dhe në rrjetet sociale tifozët e Napolit shpërthyen kundër trajnerit rumun. ‘Chivu nuk duhet as ta përmendë Maradonën’, ‘I dashur Chivu, laj gojën përpara se të flasësh për Maradonën’, ‘Por e ke idenë kush është Maradona?’, ‘Të përmendës Dorën e Zotit nuk të bën inteligjent’, ‘Pyet Baresin, Maldinin dhe Costacurtan se çfarë bënte Maradona kur pësonte faulla’-ishin disa prej komenteve në rrjetet sociale. Por kishte nga ata që e kishte të vështirë të besonte se deklarata e Chivut ishte e vërtetë. ‘Më thoni që është një meme’, apo që e akuzonin se është mbyllur në botën e tij: ‘Ajo e Maradonës ishte një ndeshje botërori, këtu flitet për arbitra dhe Serie A’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB