Allegri-Fabregas, fjalët e ashpra ‘fluturojnë’ në konferencën e shtypit, çfarë ndodhi…
Arsenali nuk shkon më tepër se një barazim 2-2 në transfertë ndaj Wolvesit të vendit të fundit, takim i vlefshëm ky për javën e 27-të të Premier League.
Londinezët kaluan shpejt në avantazh. Në minutën e pestë, Declan Rice dërgoi një top të saktë në zonë për Bukayo Saka, i cili fitoi duelin në ajër dhe realizoi me kokë për 1-0. Pjesa e parë vazhdoi me tensione. Piero Hincapie kërkoi penallti pas një dueli në zonë, por gjyqtari Paul Tierney lejoi lojën të vazhdojë.
Në pjesën e dytë, Arsenal mendoi se kishte dyfishuar epërsinë me Hincapie, por goli fillimisht u anulua për pozicion jashtë loje. Pas rishikimit me VAR, gjyqtari ndryshoi vendimin dhe akordoi golin për të çuar shifrat e rezultatit në 2-0.
Wolves reagoi në minutën e 61-të. Pas një kombinimi të bukur mes Hugo Bueno dhe Santiago Bueno, i pari realizoi me një goditje të saktë në këndin e sipërm për të ngushtuar rezultatin në 2-1, duke rikthyer skuadrën e tij në lojë për të evituar të paktën humbjen.
Deri në fund pati disa ndërhyrje të ashpra dhe zëvendësime, ndërsa Arsenal-i u detyrua të zëvendësojë edhe Sakan për shkak dëmtimi. Kur luhej minuta e 94-të e ndeshjes, vendasit ia dolën të realizojnë sërish, por këtë herë ishte Calafiori me autogolin e tij që ja shpëtoi humbjen, duke barazuar rezultatin në 2-2, shifra që mbetën të pandryshuara deri në fërshëllimën përfunidmtare. Ky barazim e dërgon Arsenalin në kuotën e 58 pikëve dhe në rast se Manchester City triumfon në ndeshjen që kanë më pak, diferenca mes dy skuadrave do të jetë vetëm dy pikë.

Top Channel