U rizgjodh për një mandat tjetër 4-vjeçar në krye të FSHF, presidenti i FIFA uron Armand Dukën
Janë të shumtë skuadrat, sidomos përfaqësueset kombëtare që kanë tentuar të marrin në radhët e tyre Jurgen Klopp pas largimit të tij nga Liverpool në fund të sezonit 2023/24; SHBA, Anglia, Gjermania…
Ndërsa skuadra e The Reds vendosi të sjellë në pankinë Arne Slot, në dyert e Klopp në tetor të 2024 u shfaq Red Bull me gjermanin që zgjodhi të jetë në pozicionin e Drejtorit Global të Futbollit
Një zgjedhje që u kritikua, por që i dha mundësinë trajnerit gjerman të bëjë një jetë normale, ndërkohë që edhe Reali i Madridit apo Roma tentuan të bindin Klopp të kthehet në pankinë. Ai që ka konfirmuar ofertat e marra, ishte agjenti i Jurgen Klopp, Marc Kosicke që ka folur për ‘Transfermarkt’
‘Përpara se të nënshkruante për Red Bull, Jurgen mund të kishte marrë drejtimin e SHBA apo Anglisë-tha Kosicke-ndoshta edhe të Gjermanisë nëse nuk do të ishte Julian Nagelsmann. Edhe Chelsea e Manchester United kanë shfaqur interesin për të edhe pse Jurgen e kishte thënë qartë se nuk do të merrte kurrë më drejtimin e ndonjë klubi anglez. Por këto oferta vazhdojnë të vijnë’.
Kosicke në intervistën e tij nuk e përjashtoi mundësinë që një ditë Klopp t’i kthehet profesionit të trajnerit, por nënvizoi se në këtë moment ai ndihet komod me pozicionin aktual.
‘Kushedi në një moment të caktuar ai mund të thotë se dëshiron të hyjë në dhoma të zhveshjeve, por aktualisht është i kënaqur me rolin e tij dhe me atë çfarë ka arritur-vijoi agjenti i Klopp-vazhdon të jetë diçka e mrekullueshme që ai vazhdon të jetë në historinë e futbollit si një ndër trajnerët e paktë që ka drejtuar 3 klube dhe asnjëherë nuk është shkarkuar’
Kështu, vetëm Jurgen Klopp do të dijë nëse vera e 2026 do të jete ajo e kthimit të tij në pankinë, pikërisht në momentin kur klube të mëdha por edhe përfaqësuese të ndryshme po studiojnë me intensitet merkaton e trajnerëve
Top Channel