Inter/ Chivu humbet pjesët në mesfushë, Calhanoglu e Frattesi nuk nisen për në Norvegji
Kalulu, Bremer dhe Kelly mund ta kenë përballë si kundërshtar, por historitë e merkatos mund të tregonin një tjetër të vërtetë. Ndoshta, në një univers paralel, Juventus në janar siguroi Mauro Icardi që mbrëmjen e kësaj të marte do të drejtonte sulmin në ndeshjen ndaj Galatasaray në playoffin e Ligës së Kampioneve.
Por në universin real, kjo mundësi ka qenë shumë e vogël, të paktën kështu theksohet të e përditshmja ‘Tuttosport’.
Përse Icardi nuk u transferua te Juventusi? Prapaskena nuk është e bujshme, kjo edhe sepse Spalletti pas ndeshjes me Parmën ishte shumë i qartë: ‘Nuk e duam Icardin’. Në fakt ëndrra e trajnerit toskan ishte Kolo Muani, një futbollist ndryshe nga Icardi si për karakteristikat teknike ashtu edhe për faktin se e njihte ambientin bardhezi e për profilin. Dhe ndoshta ishte pikërisht shqetësimi i menaxhimit të një personaliteti si ai i argjentinasit që frenoi si Juventusin ashtu edhe Spallettin që konkretisht nuk ka menduar kurrë për Icardin.
Edhe pse nuk ka pasur kurrë një sqarim të vërtetë pas prishjes së raporteve në kohët e Interit, ka vlerësim reciprok mes Icardit dhe Spallettit siç e tregojnë edhe fjalët e trajnerit të Juventusit në prag të ndeshjes me Galatasaray: ‘Icardi dhe Osimhen të dy së bashku mund të bëjnë enciklopedinë e qendërsulmuesit…e vetmja zgjidhje është që të kapin sa më pak topa të jetë e mundur’-ishin fjalët e Spallettit.
Top Channel