Tërmeti me magnitudë 6.4 godet Vanuatu-n, nuk ka kërcënim për cunami

14/02/2026 09:00

Një tërmet me magnitudë 6.4 ballë goditi brigjet e Vanuatusë sot, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS), më shumë se një vit pasi një tërmet i fuqishëm dhe shkatërrues vrau 14 persona.

Epiqendra e tërmetit të sotëm ndodhej rreth 50 kilometra nga Port-Olry, një fshat frëngjishtfolës në ishullin Espiritu Santo.

Qendra e Paralajmërimit për Cunam në Paqësor (PTWC) tha se nuk kishte kërcënim për cunami nga tërmeti, i cili goditi pak para orës 13:30 sipas orës lokale (04:30 GMT).

Angelique Franck, një punonjëse në një vendpushim bregdetar, i tha AFP-së se tërmeti ishte “shumë i fortë” dhe zgjati rreth një minutë, por ajo nuk vuri re ndonjë dëmtim përreth saj.

Tërmetet e forta janë të zakonshme në Vanuatu, një arkipelag me 320,000 banorë pranë nivelit të detit në Unazën e Zjarrit të Paqësorit, një zonë me aktivitet të fortë tektonik.

Më 17 dhjetor 2024, një tërmet shumë i fortë me magnitudë 7.3 goditi Vanuatu-n, duke shkatërruar rrugë dhe ndërtesa në kryeqytetin Port Vila dhe duke vrarë të paktën katërmbëdhjetë persona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB