‘Viking Row’ në pallatin mbretëror në Oslo, 90 mijë persona presin Haaland me shokë në kryeqytetin norvegjez(VIDEO)
Vazhdojnë problemet për një nga sulmuesit kryesorë kuqezi. Armando Broja nuk ishte mes të gruambulluarve për ndeshjen mes Burnley-t dhe Crystal Palace,mbrëmjen e djeshme në Premier League për shkak të një zgjedhjeje teknike të bërë nga trajneri Scott Parker.
Lyle Foster dhe Ashley Barnes ishin alternativat e Zian Flemming në stol në rast se sulmuesi titullar do të zëvendësohej ndërsa Armando Broja u dërgua në tribunë. Sipas vetë trajnerit të Burnley-t vendi i shqiptarit në stol në këtë takim u morr nga James Ward-Prowse. Këtij të fundit iu dha shansi për të debutuar me skuadrën pasi një javë më parë nuk mund të aktivizohej përballë skuadrës që i zotëron kartonin, West Ham.
Në javët e fundit Broja ka ankuar një shqetësim të vogël fizik, por kjo nuk ka lidhje me arsyen që e dërgoi në tribunë në takimin kundër Crystal Palace. “Vendimi im kishte të bënte vetëm me programimin e skuadrës. Ai është ankuar për një shqetësim të vogël fizik, por unë mora vendimin sepse nuk mund të grumbulloj më shumë se një numër të caktuar lojtarësh. Kjo ishte e gjitha”, shpjegoi Parker.
Top Channel