Futbolli është rikthyer në Gaza në një stadium që i kujton të gjithëve plagët e luftës
Java e 26 e Premier League mbyllet me sfidën mes Brentford dhe Arsenalit, një 90 minutësh që nuk pati asnjë fitues pasi skuadrat dolën nga fusha e lojës me barazimin 1-1.
Pjesa e parë ishte varfër dhe me shumë pak raste shënimi; Arsenali tentoi vetëm me një gjuajtje me kokë të Gabriel èas një goditje këndi dhe me një gjuajtje të dobët të Trossard dhe kështu skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes me barazimin 0-0.
Në pjesën e dytë, skuadra e Artetës e rriti ritmin e lojës dhe në minutën e 61 zhbllokoi rezultatin me Madueke pas një asisti të Hincapie duke marrë avantazhin 1-0. Brentford nuk e humbi toruan nga ky gol i Topçinjve dhe 10 minuta më vonë barazoi rezultatin në 1-1 me golin e Leëis-Potter.
Pas këtij momenti gjërat nuk ndryshuan më dhe sfida u mbyll 1-1 me Arsenalin që mbetet në krye të renditjes me 57 pikë, por tani Manchester City është vetëm 4 pikë pas, ndërsa Brentford shkon në 40 pikë.
Top Channel