Kupa e Italisë/ Penalltitë nderojnë Comon, skuadra e Fabregas kalon në gjysmëfinale, eliminoi Napolin
E ardhmja e Mohamed Salah është më në dyshim se kurrë. Sipas portalit francez Footmercato, të specializuar edhe në merkaton e transferimeve të futbollit arab, Al Ittihad është në bisedime me yllin egjiptian të Liverpool për ta marrë në muajt e verës.
Deri përpara disa orëve flitej për mundësinë që Salah të shndërrohej në zëvendësuesin e Cristiano Ronaldos në Al Nassr nëse portugezi do të largohej. Por këtë të martë, Footmercato pohoi se bisedimet mes Al Ittihad dhe agjentit të Salah, Ramy Abbas Issa kanë nisur dhe ndryshe nga sa ndodhi përpara një viti dhe në 2024, kapiteni i kombetares së Egjiptit është më i hapur ndaj mundësisë për t’u larguar nga Liverpool për në Arabinë Saudite
Mohamed Salah, 33 vjeç, rinovoi me The Reds deri në 2027 dhe në sezonin 2024/25 me golat e tij e drejtoi Liverpool drejt titullit në Premier League, por këtë sezon i mërzitur me rolin e zëvendësuesit në fund të nëntorit dhe në fillim të dhjetorit, krijoi një krizë me deklaratat e tij në drejtim të klubit dhe trajnerit Arne Slot duke e fajësuar për problemet e skuadrës
Slot e la Salah jashtë skuadre për ndeshjen me Interin në Ligën e Kampioneve, por më pas folën dhe Salah shkoi në Kupën e Afrikës dhe që pas kthimit ai është titullar
Duke u kthyer te Al Ittihad, kjo skuadër së fundmi humbi dy prej yjeve të saj Karim Benzema dhe N’Golo Kante që shkuan te Al Hilal dhe Fenerbahçe, ndërsa kontrata e Fabinho skadon në qershor.
Top Channel