Kim Kardashian shkëlqen në Met Gala me veshje të frymëzuar nga vitet ’60, bashkëpunim me artistë të njohur
Ermal Mamaqi ka ndarë një tjetër moment nga mënyra si edukon fëmijët në “Grida Duma Podcast”, duke treguar se në familjen e tij shmangen frazat negative si “nuk kemi lekë”, ndërsa fëmijët mësohen të gjejnë zgjidhje dhe të mendojnë si të arrijnë qëllimet e tyre.
“Unë nuk i them asnjëherë ‘nuk e përballojmë dot’ ose ‘s’kemi lekë’. Edhe kur nuk kemi, fraza që përdor është: si mund ta gjejmë mundësinë që ta blejmë këtë gjë?”, tha Mamaqi. Ai shpjegoi se në familjen e tij fëmijët motivohen financiarisht për leximin dhe angazhimet në shtëpi.
“Kur lexon një libër, merr një vlerë. Këto para i grumbullojnë dhe i shpenzojnë si të duan”, tregoi ai në bisedën me Grida Dumën.
Në bisedë, Mamaqi ndau edhe një episod kur djali i tij kërkonte një pajisje që kushtonte rreth 500 euro.
“Nuk i dilnin lekët dhe një ditë më thotë: e gjeta zgjidhjen, duhet të më japësh kredi. Bëmë llogaritë dhe i thashë: nuk do më kthesh 500, por 550, me 10% interes, si në bankë. Filloi të thoshte duhet të punoj më shumë sepse kam kredi. Ishte hera e parë që kuptoi përgjegjësinë financiare”, u shpreh ai.
Sipas Mamaqit, këto janë teknika edukimi që i ndihmojnë fëmijët të kuptojnë vlerën e parave dhe përgjegjësinë që sjell çdo vendim financiar, duke i përgatitur për sfidat reale të së ardhmes.
Top Channel