Parlamenti francez rrëzon projektbuxhetin e vitit 2027/ Asnjë votë pro Macron, 458 deputetë votuan kundër tij 05/11 09:09
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është informuar nga negociatorët e Kievit mbi takimet e fundit dypalëshe me Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë.
Në një postim në Telegram, Zelensky tha se ka marrë “informacione të hollësishme” mbi ecurinë e bisedimeve, duke veçuar momentet emocionale dhe ato konstruktive.
Megjithatë, kreu i shtetit ukrainas theksoi se procesi ende nuk është i mjaftueshëm. “Nevojitet më shumë përparim”, deklaroi ai, duke shtuar se Ukraina ka nevojë për rezultate konkrete.
Zelenskyy nënvizoi rëndësinë e sigurimit të garancive “efektive” të sigurisë dhe bëri thirrje që aleatët e Ukrainës të mbeten aktivë dhe të angazhuar.
Top Channel