LIVE/ Situatë e rëndë në rrethinat e Tiranës, zjarret po përhapen me shpejtësi në kodra dhe pyje. Lura vijon të digjet prej 48 orësh, 10 vatra aktive në të gjithë vendin Reforma zgjedhore ka mbetur ne vend numëro për shkak te konflikti politik. Pezullimi i punës për kodin e ri elektoral nuk ka lënë indiferent kreun e Prezencës së OSBE në Tiranë Michel Tarran që në ditën botërore te zgjedhjeve kërkoi që politika ti rikthehet dialogu ne komisionin e posaçëm.
Përfaqësuesi Michel Tarran inkurajoi nisjen sa më të shpejtë të punës së komisionit për reformën zgjedhore, duke theksuar se legjislacioni aktual ka ende probleme dhe nuk është në nivelin e duhur.
Sipas tij, të gjitha partitë politike bien dakord për nevojën e ndryshimeve, ndërsa ODIHR nuk përfshihet në debatin politik.
“Rekomandimet e ODIHR janë për të përmirësuar ligjin e zgjedhjeve, dhe këtu inkurajojmë punën e komisionit për reformën zgjedhore. Shpresojmë shpejt të fillojë punën e tij. Puna e tij është shumë e rëndësishme, sepse ka disa probleme të lidhura me ligjin zgjedhor që sipas nesh nuk është akoma aty ku duhet të jetë. Ky është rekomandim i vazhdueshëm i misionit të ODIHR. Më duket se kësaj here mesazhin e ODIHR e kanë lexuar dhe partitë politike. Sa i përket debatit politik, ne nuk përfshihemi. Por të gjitha partitë politike janë dakord që ligji zgjedhor duhet të ndryshojë”-u shpreh Tarran.
Brenda muajit shkurt politika duhet ti japë zgjidhje çështjeve qe kane te bëjnë me votën e diasporës dhe mandateve sipas zonave zgjedhore.
Para se komisioni te futej ne ngërç palët lanë të hapur edhe mundësinë e prekjes së Kushtetutës pasi kalendari i punës përfshiu edhe debatin për ndryshimin e sistemit zgjedhor.
Top Channel