Lajme të këqija për Realin e Madridit, Mbappe do të mungojë gjatë…humbet edhe Champions-in
Nuk ka një ditë të qetë për Cristiano Ronaldon, as për ditëlindje. Pavarësisht se u kthye në stërvitje me Al Nassr, ylli portugez i futbollit duket se po e vijon protestën e tij. Sipas të përditshmes arabe ‘Al Arriyadiyah’, Cristiano Ronaldo nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen me Al Ittihad që do të luhet pasditen e kësaj të premteje dhe do të jetë ndeshja e dytë radhazi që Ronaldo do të humbasë për shkak të zemërimit të tij ndaj Fondit PIF dhe drejtuesve të Ligës Arabe që lejuan kalimin e Karim Benzema te Al Hilal.
Kjo e përditshme nuk dha detaje të tjera, por Ronaldo nuk ka asnjë dëmtim e madje të mërkurën ai postoi një foto të tij duke u stërvitur dhe për këtë arsye kjo mungesë e tij interpretohet si një protestë tjetër e Ronaldos për të shfaqur pakënaqësinë ndaj dickaje që ai e konsideron si një padrejtësi ndaj skuadrës së tij në këtë sesion të merkatos dimërore. Ky i Ronaldos është një qëndrim për të cilin nuk e dimë se i çfarë kalibri është dhe se çfarë peshe do të ketë më vonë
Cristiano Ronaldo rinovoi verën e kaluar deri në vitin 2027 e për më tepër e përforcoi më shumë impenjimin e tij me vendin saudit duke u shndërruar në ambasadorin e Botërorit 2034. Por tani me këtë situatë, e ardhmja e tij është në dyshim. Sipas të përditshmes portugeze, ‘Record’ zbuloi një klauzolë teorike sekrete për zgjidhjen e kontratës së Ronaldos në fund të sezonit 2025/26 prej 50 milionë eurosh që është një shifër e rëndësishme. Gjithnjë sipas ‘Record’ nuk përjashtohet mundësia që Cristiano Ronaldo të kthehet në Evropë apo të shkojë në SHBA për të vijuar karrierën e tij.
Ndërkaq, ka ardhur edhe reagimi i Ligës Arabe të futbollit ndaj kësaj proteste të Cristiano Ronaldos dhe me anë të një komunikate me anë të së cilës paralajmëruar yllin portugez
‘Saudi Pro League është ndërtuar rreth një principi të thjeshtë; çdo klub vepron në mënyrë të pavarur nën të njëjtat rregulla-theksohet ndër të tjerat në komunikatën e Ligës Arabe-klubet kanë bordin drejtuesi të tyre, shefat ekzekutivë dhe drejtuesit e tyre sportivë. Vendimet për kontratat, për shpenzimet për strategjitë iu takon atyre brenda një kuadri financiar i krijuar për të garantuar qëndrueshnëri dhe ekuilibër kompetitiv. Ky kuadër aplikohet njësoj në të gjithë ligën. Cristiano është totalisht i impenjuar me Al Nassr që nga momenti që u transferua te kjo skuadër dhe ka pasur një rol të rëndësishëm në rritjen dhe ambiciet e klubit. Ashtu si çdo futbollist i elitës ai dëshiron të fitojë. Por asnjë lojtar, sado i rëndësishëm të jetë nuk merr vendime që shkojnë përtej klubit të tij’.
Top Channel