Juventus, Spalletti i jep meritat Atalantës: U treguan më të zotët në momentet vendimtare
Juventus kapitullon në Kupën e Italisë dhe meritën e ka Atalanta. Skuadra bergamaske e drejtuar nga Rafaele Palladino iu imponua Zonjës së Vjetër në çerekfinale duke e mundur me rezultatin 3-0 duke prerë biletën për në gjysmëfinale të kompeticionit
Juventusi gjatë pjesës së parë u shfaq rrezikshëm me Conceiçao në dy raste me portugezin që fillimisht u ndal nga portieri nga Carnesecchi, ndërkohë që menjëherë më pas më portierin bergamask të dorëzuar, ai u ndal nga tramversa. Por pak minuta më vonë arbitri i ndeshjes akordoi një penallti në favor të Atalantës për prekje të topit me dorë në zonë të Bremer. Scamacca shkoi te pika e bardhë dhe nuk gaboi duke i dhënë kështu skuadrës zikaltër avantazhin 1-0.
Reagimi i Juventusit ishte i menjëhershëm teksa tentoi me Bremer dhe McKennie që nuk i shfrytëzuan mundësitë që patën. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për Atalantën, ndërsa në 45 minutat e dyta Berat Gjimshiti frenoi një sulm juventin me Kalulu që kombinoi me David, me francezin që i lodhur nga galopimi i tij nuk arriti të shërbejë të Conceiçao me kapitenin e kombëtares që mbylli gjithçka. Në minutën e 68, McKennie pati një mundësi për të barazuar, por amerikani nuk e shënjestroi siç duhet portën e Carnesecchi.
Por në minutën e 77 Atalanta e ndëshkoi sërish Juventusin teksa shënoi golin e dytë me Sulemana duke bërë që në Neë Balance Arena të shpërthejë festa. Në minutën e 84, erdhi edhe goditja përfundimtare e Atalantës që shënoi edhe golin e tretë ndaj Juventusit me Pasalic i sapoaktivizuar. Sfida u mbyll me rezultatin 3-0 për bergamaskët që shohin veten në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
Top Channel