Cristiano Ronaldo feston 41 vjetorin; të gjitha shifrat e legjendës portugeze të futbollit
Milani i gëzohet vendit të dytë dhe…kalendarit. Pas fitores së pastër 3-0 në fushën e Bolognas, skuadra e Massimiliano Allegrit ka një javë pushim me kuqezinjtë që nuk do të jenë të impenjuar këtë fundjavë në Serie A për shkak të spostimit të ndeshjes me Comon që duhej të luhej në Perth, por që në fund Lega Serie A hoqi dorë.
Kështu për të besuarit e Allegrit, impenjimi i radhës është në 13 shkurt në ndeshjen me Pisan në fushën e kësaj të fundit.
KRAHASIMI I KALENDARËVE
Pavarësisht 5 pikëve avantazh të Interit që pas kësaj fundjave mund të shkojë në 8, kalendari që shoqëron Milanin në derby iu dhuron buzëqeshje kuqezinjve, por deri në një farë pike. Pas ndeshjes me Pisan, Milani do të rikuperojë ndeshjen me Comon në 18 shkurt dhe më pas do të sfidojë Parmën në shtëpi dhe Cremonesen në transfertë. Më pas është sfida me Interin, në fundjavën e 8 marsit.
Por ndërsa Milan do të luajë vetëm 4 ndeshje përpara derbit të Madonninës që mund të përcaktojë titullin, Interi ka në program, plot 7 ndeshje për të luajtur në pak më shumë se një muaj; sfidat e Serie A me Sassuolon, Juventusin, Leccen dhe Genoan, dy sfidat e playoffit të Ligës së Kampioneve me Bodo Glimt dhe gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë.
Megjithatë, duhet treguar kujdes nga hapat fals ndaj të ashtuquajtura skuadra të vogla që një prej ekipeve mund të bëjë; Milani e ka pasur këtë problem në fazën e parë dhe kjo nuk e qetëson aspak Allegrin, ndërsa në krahun tjetër Chivun e shqetëson kalendari i ngjeshur i ndeshjeve. Që nga ky moment deri në ditën e Derbin e Madonninës do të jetë edhe një luftë nervash; skuadra që do të dalë më mirë nga kjo periudhë do të ketë gjithçka në favor për një sprint të fundit në kampionat.
Top Channel