“Urime për lindjen e djalit”/ Zbulohet e-maili i vitit 2011, pikëpyetje të reja për Epstein

02/02/2026 15:50

Një email i dërguar Jeffrey Epstein në vitin 2011, i publikuar në dosje, tregon se ai ai mund të ketë pasur një fëmijë, ndonëse një gjë e tillë nuk është konfirmuar kurrë zyrtarisht.

Mesazhi, i dërguar nga një person me emrin “Sarah”, e uron Epstein për lindjen e djalit. Emaili është dërguar tre vite pasi Epstein ishte dënuar për krime seksuale.

Në mesazhin e parë thuhet se: “Kam dëgjuar nga Duka se ke pasur një djalë”, ndërsa një email i dytë, i dërguar vetëm pak minuta më vonë, shpreh zhgënjim personal, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia mes tyre kishte qenë e lidhur me afrimin e saj me Andrew Mountbatten-Windsor, ish-Dukën e Jorkut.

Deri më tani, nuk ekziston asnjë konfirmim publik që Jeffrey Epstein të ketë pasur fëmijë.

BBC bën me dije se ka kontaktuar zëdhënësin e Sarah Ferguson, ish-bashkëshortja e Andrew Mountbatten-Windsor, për një reagim lidhur me dosjet e reja, por ende nuk ka pasur një koment zyrtar.

Më herët, ajo kishte shprehur pendesë për çdo lidhje me Epstein, pasi ishte zbuluar një deklaratë ku e kishte quajtur atë “mik suprem”.

Top Channel