207,552 ushtarë rusë të vrarë në Ukrainë, 57% e viktimave janë nga burgjet dhe fronti vullnetar
Christopher Nolan u sulmua nga Elon Musk për shkak të raportimeve se aktorja me ngjyrë Lupita Nyong’o mund të luajë rolin e “Helenës së Bukur” në adaptimin e ri filmik të “Odisesë”.
Njoftimi për pjesëmarrjen e mundshme të Nyong’o në kastin e aktorëve, ku përfshihen edhe yje të mëdhenj si Matt Damon, Tom Holland dhe Zendaya, shkaktoi reagime të forta, me Musk që postoi një koment në X (më parë Twitter), ku akuzoi Nolan për mungesë integriteti. Musk, duke iu përgjigjur dikujt që pretendoi se Helen në histori është “bjonde, me lëkurë të çelët dhe gruaja që shkaktoi luftën për bukurinë e saj”, tha: “Christopher Nolan e ka humbur integritetin e tij”.
Shihni postimin dhe komentin e tij.
helen of troy was fair skinned, blonde, and "the face that launched a thousand ships" because she was so beautiful that men started a war over her
casting choices that make the premise incoherent are admissions that the story was never the point and an insult to the author https://t.co/6Nmnur96ID
— vittorio (@IterIntellectus) January 31, 2026

Filmi, i cili përshtat epikën e Homerit për ekranin e madh, do të dalë më 17 korrik dhe thuhet se Nyong’o është zgjedhur për rolin e Helenës, megjithëse roli i saj nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Filmi, i cili flet për Odiseun në udhëtimin e tij epik për t’u kthyer në Itakë pas Luftës së Trojës, pritet të jetë një nga prodhimet më të shtrenjta të vitit 2026.
Top Channel