Ngjarja e ndodhur në “Arenën e Demave”, në ndeshjen e javës së 22-të të Abissnet Superiores, mes Partizanit dhe Elbasanit, ka lënë një shije jo të mirë dhe tronditje tek tifozët dhe ata që po ndiqnin ndeshjen.

Në minutën e 85-të futbollisti i Partizanit, Saliu Sembene, u shemb papritur në fushën e lojës. Menjëherë pas ngjarjes, stafi mjekësor dhe ambulanca ndërhynë me urgjencë për t’i dhënë ndihmën e parë lojtarit. Pas disa minutash tensioni, Sembene u përmend, duke qetësuar disi atmosferën në stadium. Këtë gjë e konfirmoi pas ndeshjes edhe trajneri i të kuqve Kërnaja: “Çdo gjë është e stabilizuar tashmë për lojtarin tonë, por kjo ngjarje ndikoi tek lojtarët dhe patjertër tek motivimi dhe impenjimi i tyre në minutat e fundit.”

Futbollisti nuk u transportua menjëherë më pas drejt spitalit, por u largua nga fusha me barelë dhe u shoqërua drejt dhomave të zhveshjes, ku iu nënshtrua kontrolleve të mëtejshme mjekësore.

Si pasojë e incidentit, ndeshja u ndërpre për rreth pesë minuta, për t’u rinisur më pas, ndërsa në fund dy skuadrat u ndanë në barazim 2-2, duke marrë nga një pikë secila.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB