Gazetari francez Daniel Riolo, i njohur për komentet e tij polemizuese u lirua nga akuza e shpifjes që ishte bërë nga trajneri i Francës, Didier Deschamps, pasi kishte deklaruar se trajneri shkaktoi largimin Karim Benzema nga skuadra që mori pjesë në Botërorin e Katarit në 2022.

Gjykata Korrektuese e Parisit në vendimin e saj pranoi se trajneri mund të jetë prekur nga fjalët e gazetarit, por ato nuk mund të konsiderohen shpifje

Denoncimi që u bë shumë mediatik në Francë, erdhi pasi Riolo e quajti Deschamps ‘gënjeshtar’ në një nga ndërhyrjet e tij në programet e radio RMC. Sipas gazetarit, arsyeja e vërtetë që Benzema braktisi grumbullimin e Francës në Katar pak ditë përpara fillimit të Botërorit nuk ishte një dëmtim, siç kishte deklaruar Deschamps duke shtuar se ai kishte maskuar të vërtetën për të fshehur faktin se në të vërtetë Benzema që në atë kohë ishte lojtar i Real Madrid ndryshonte dinamikat në grup.

Riolo shkoi edhe më tej teksa tha se emri i Deschamps shfaqej në shumë skandale të futbollit si trukimi i ndeshjeve kur ishte futbollist i Olympique Marseille në 1993 apo atë të dopingut te Juventusi. Gjykata që konsideroi që këto akuza nuk mund të sillnin një dënim për mungesë të saktësisë, sanksionoi Deschamps me 254 euro për kostot e procesit.

Gjatë seancës që u mbajt në 20 nëntorin e vitit të kaluar, Deschamps dhe Riolo patën debate të ashpra mes tyre  dhe u thirrën disa dëshmitarë, sic ishte mjeku i kombëtares franceze, Franck le Gall, diagnoza e të cilit ishte vënë në dyshim nga vetë futbollisti, që pak muaj më herët kishte fituar Topin e Artë. Nga ana e tij, gazetari solli një audio të mjekut të një klinike në Katar ku futbollisti kaloi disa ekzaminime sipas të cilave nuk kishte asnjë dyshim

Në pas Benzema deklaroi tërheqjen përfundimtare nga kombëtarja franceze dhe u kthye në Madrid ku u fotografua të stërvitej normalisht, gjë që vuri në dyshim motivet e trajnerit për ta përjashtuar nga kombëtarja. Gjatë seancës, Deschamps kujtoi se kishte dyshime me bazë për gjendjen fizike të lojtarit dhe shoi se në 5 ndeshjet e fundit me Realin e Madridit para grumbullimit kishte luajtur vetëm 26 minuta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB