Një valë e re reagimesh janë shkaktuar në SHBA pas publikimit të mbi 3 milionë faqeve të reja nga dosja e Jeffrey Epstein, ku përfshihen edhe fotografi të reja që lidhen me Dukën Andrew.

Në disa prej pamjeve shihet një burrë që i ngjan dukës së Jorkut me një grua të shtrirë në dysheme.

Dokumentet janë publikuar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, i cili njoftoi se janë hequr ose modifikuar të dhëna personale të viktimave, dosje mjekësore dhe informacione që lidhen me hetimet në vijim. Fytyrat e grave, me përjashtim të Ghislaine Maxëell, janë mbuluar për arsye mbrojtjeje.

AndreW, në një deklaratë të lëshuar më 17 tetor 2025, ka theksuar se e mohon çdo akuzë ndaj tij, duke përsëritur se refuzon çdo pretendim për sjellje të pahijshme.

 

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB