Pas 8 vitesh suksese dhe trofeëve të fituar, aventurës së Leon Goretzkës me fanelën e Bayernit të Mynihut i erdhi zyrtarisht fundi.

Pavarësisht zërave të merkatos që e shohin të largohet që në sesionin e janarit të merkatos së transferimeve, me Atletico madrid që e ka vënë në shënjestrën e tij, mesfushori gjerman do të qëndrojë në Bavari deri në fund të sezonin për të përshëndetur kampionët e Gjermanisë me parametra zero në muajt e verës.

Ai që konfirmoi gjithçka ishte Drejtori Sportiv i Bayernit të Mynihut, Christoph Freund që nënvizoi se vendimi që ndarja e rrugëve mes klubit dhe futbollistit është përfundimtar duke vënë në dukje se të dyja palët kanë vullnetin që të mbyllin sa më mirë që të jetë e mundur këtë rrugëtim duke synuar arritjen e objektivave madhore të sezonit përpara se ai të fillojë të mendojë për nisjen e një kapitulli të ri në karrierën e tij

Top Channel

DIGITALB DIGITALB