Humbja e rëndë 3-0 e pësuar ndaj Brugge dhe eliminimi nga Liga e Kampioneve pas golit të portierit të Benficës Trubin ndaj Realit të Madridit, rrezikojnë të lënë plagë të thella te Olympique Marseille.

Edhe pse skuadra është plotësisht në garë për një vend në zonën Champions në Ligue 1(Marseille është në vendin e tretë me 38 pikë), e ardhmja e Roberto De Zerbit në pankinë është shumë në dyshim. Nga të dyja palët, këto orë kanë qenë orë reflektimi, aq sa trajneri italian nuk është paraqitur në seancën stërvitore me skuadrën pas humbjes në Belgjikë.

Stërvitja që është në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen me Paris FC u drejtua nga zëvendëstrajneri, Andrea Maldera. Pra, tensionet te Olympique Marseille mbeten të larta dhe në vijim mund të vijë edhe ndarja me De Zerbin, diçka që nuk pritej deri para pak orësh

Pas përplasjeve me gazetarët francezë, De Zerbi nuk i kurseu fjalët e ashpra edhe pas humbjes me Brugge. ‘Unë jam përgjegjësi, por të gjithë duhet të shohim në ndërgjegjen tonë’-ishin fjalët e trajnerit italian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB