Spalletti pas barazimit me Monacon: Ishim nën nivelin tonë, ishte një ndeshje e ndyrë…
Kylian Mbappe shënoi dy gola për Realin e Madridit, por kjo nuk i mjaftoi Los Blancos të evitonin humbjen me Benfica e si pasojë edhe daljen nga zona e Top-8. Sulmuesi francez nuk e fshehu aspak frustrimin e tij teksa foli për rezultatin e kësaj sfide.
Humbja: ‘Nuk është çështje kualiteti apo taktike. Është çështje dëshire më e madhe. Nuk u pa që ne të luanim ndeshjen e jetës. Nuk u pa se për çfarë po luanim’
Dyshimet: ‘Nuk kemi vazhdimësi në lojën tonë, kjo duhet zgjidhur, nuk mund të jemi një ditë ‘po’ e një ditë ‘jo’…një skuadër kampione nuk e bën këtë.
Jashtë Top-8: ‘E meritojmë të jemi në këtë situatë, Benfica ishte më mirë, dhemb pak fakti që do të kemi ndeshjet e playoff, donim të kishim këtë pushim’
Golat e fundit: ‘Nuk është normale ajo që pamë sot, goli i katërt është një turp, as i treti nuk ndryshonte gjë, vetëm pak turp që i pësuam, duhet të ndryshojmë sepse vinim pas 3 ndeshjeve të mira’.
Problem i lojës apo sjelljes?: ‘Pak nga të gjitha…është më shumë në përgjithësi. Benfica nuk ishte në pozita të mirë dhe tregoi se nëse nuk vjen me gjithçka mundesh për të fituar, të turpërojnë’
Tifozët: Që të vijnë dhe të mbështesin skuadrën, ishim dobët, por nuk jemi eliminuar dhe në kampionat, dinamika është e mirë tani’
Top Channel