Fushata e 7 evropiane si trajner, të paktën përsa i përket Ligës së Kampioneve hidhëron sërish Antonio Conten, që konfirmon raportin shumë të vështirë që ka me kompeticionin më prestigjioz. Në këtë sezon, Napoli i tij u eliminua direkt nga Liga e Kampioneve, nuk ia doli dot as të kalojë në fazën e playoffit, siç bënë 3 skuadrat e tjera italiane, një rezultat që duket akoma më i rëndë për faktin që Napoli është skuadra kampione e Italisë.

Conte, rekord negativ në Ligën e Kampioneve. Dhe në fakt Conte përsërit një rekord që nuk është aspak për t’u pasur zili; në 25 vitet e fundit, vetëm në një rast skuadra kampionenë fuqi e Italisë u eliminua në fazën e parë të Champions League dhe ishte pikërisht Juventusi i drejtuar nga Conte në sezonin 2013/14

Napoli, si shkoi Championsi 2025/26? I famshmi impenjim i dyfishtë javor duket se nuk po kapërdihet prej Contes, një situatë që është rënduar edhe nga një sërë dëmtimesh që nuk e lejuan skuadrën e Contes që të luajë në maksimumin e tij ndaj Chelsea. Por rrugëtimi u komplikua pas barazimit me Copenhagen, një ndeshje ku Napoli ishte në avantazh në rezultat dhe superioritet numerik. Por ky edicion i Ligës së Kampioneve i dhuroi shumë pak gëzime skuadrës napolitane që pikërisht ndaj Bluve të Londrës zhvilloi ndeshjen më të mirë evropiane në këtë sezon. Fitoret e vetme të Napolit janë ato ndaj Sporting Lisbonë(një skuadër që u kualifikua direkt në 1/8 e finaleve) dhe Qarabag. Barazimet në Copenhagen dhe në shtëpi ndaj Eintrachtit i fashitën të gjitha mundësitë e kualifikimit në playoff, ndërsa humbja e pabesueshme 6-2 ndaj PSV dhe disfata me Benfica kishin lënë të kuptohet se Top-8 do të ishte e pamundur

Çfarë mbetet pas Evropës? Në 7 pjesëmarrje në Ligën e Kampioneve si trajner, Conte vetëm në një rast ka arritur të kualifikohet në çerekfinale dhe ky është rezultati më i mirë i tij; në tentativën e parë, në sezonin 2012/2013 me Juventusin. Asnjëherë nuk ka pasur skuadra për finalen e madhe por gjithnjë e kanë shoqëruar frazat ‘i eliminuar në grupe’ apo ‘i eliminuar në 1/8 e finaleve’. Tani Contes i mbeten kampionati, ku shpreson t’i riafrohet Interit dhe Kupa e Italisë me Napolin që do të përballet në çerekfinale me Comon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB