Antonio Conte i jep notë kaluese lojës së skuadrës së tij në ndeshjen me Chelsea pavarësisht eliminimit në Ligën e Kampioneve. Por për trajnerin e kampionëve të Italisë, keqardhja më e madhe ishte barazimi në Copenhagen sesa humbja me Chelsea

‘Keqardhja është e lidhur me Copenhagen, nuk mund të barazosh atje dhe e dimë-tha Conte për Sky Sport-ai që na detyroi të tentonim një mrekulli kundër një klub si Chelsea që ka fituar botërorin e Klubeve, ishte e vështirë. Joao Pedro bëri diferencën me manovrat e tij. Por unë jam krenar për lojën e djemve, me gjysmën e skuadrës jashtë, 13 lojtarë të padisponueshëm, më vjen keq se gjithsesi meritonim të shkonim në playoff’

Conte nuk ngurroi të vlerësojë edhe kundërshtarët sic bëri me lojtarët e tij për të bërë më pas një analizë më të thellë të ndeshjes

‘Në nivel kualitativ, Chelsea ishte më i zoti dhe kur futbollistët e tij arrijnë të gjuajnë të shkaktojnë dëme-tha Conte-Ne shumë herë arrinim të krosonim dhe mund të ishin situata vendimtare, mund të përmirësohemi. Por djemtë gjithsesi zhvilluan një ndeshje të rëndësishme; nuk patëm frikë dhe propozuam një lojë të bukur. Më vjen keq se do të doja të vazhdoja të përballesha me skuadra të nivelit të lartë’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB