‘Në 13 vjet nuk kisha parë kurrë një gjë të tillë, tani të gjithë të heshtim dhe të shohim në ndërgjegjen tonë’-këto ishin fjalët e thëna nga trajneri i Marseille, Roberto De Zerbi pas eliminimit të pabesueshëm për mënyrën si erdhi, në Ligën e Kampioneve.

Olympique Marseille e mbylli Fazën e Ligës në Champions duke humbur 3-0 në fushën e Brugge, megjithatë në minutën e 90 e kishin siguruar kualifikimin për në playoff, madje në ekranet e mëdha të stadiumit u shfaq edhe urimi i klubit belg në drejtim të francezëve. Por më pas nga Lisbona erdhi lajmi i golit të shënuar nga Trubin në sfidën mes Benficas dhe Realit të Madridit e mbyllur 4-2 për luzitanët, një gol që i dhuroi kualifikimin skuadrës portugeze dhe la jashtë Marseille

Një eliminim të cilin De Zerbi e kishte të vështirë ta shpjegojë. ‘Është një eliminim shumë i shëmtuar, i vështirë për ta pranuar-ishin fjalët e trajnerit italian-nuk mund të nisësh një ndeshje historike në këtë mënyrë, është e pamundur. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm dhe të kuptojmë arsyen. Unë jam përgjegjës, por të gjithë duhet të shohim brenda ndërgjegjes sonë. Në fushë kishte shumë eksperiencë. Nuk e di si do të jetë reagimi i futbollistëve të mi, por nuk di as çfarë të bëjë tani. Është vërtet një moment i vështirë dhe shumë negativ për të gjithë. E dinim që Brugge ishte një skuadër e fortë, por jo kështu. Nuk e di nëse ky eliminim do të kushtëzojë pjesën e mbetur të sezonit. Edhe po të ishim kualifikuar nuk do të isha i kënaqur’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB