Inteligjenca Artificiale ka parashikuar përballjet e fazës “play-off” me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve, përpara shortit zyrtar që do të hidhet të premten në selinë e UEFA-s në Zvicër.

Simulimi ka nxjerrë në pah disa duele të forta, ku në qendër të vëmendjes janë Real Madrid dhe Paris Saint-Germain. Pas përfundimit të fazës së ligës, tetë skuadra janë kualifikuar drejtpërdrejt në 1/8-at e finales. Në krye të renditjes u pozicionua Arsenali, që fitoi të tetë ndeshjet, duke lënë pas Bayern Munich, Liverpool dhe Tottenham. Gjithashtu, Barcelona, Chelsea, Sporting Lisbona dhe Manchester City kanë siguruar kalimin direkt në fazën tjetër.

Ndërkohë, 16 skuadra të tjera, të renditura nga vendi i 9-të deri në të 24-in, do të përballen në fazën “play-off”, ku ende nuk dihet shorti zyrtar. Pikërisht këto ekipe janë futur në një simulim të Inteligjencës Artificiale, për të parashikuar përballjet e mundshme.

Sipas këtij parashikimi, Real Madrid përballet sërish me Benficën, duke u konsideruar si një short i vështirë për “Los Blancos”. Madrilenët humbën shansin për të qenë mes tetë më të mirëve pas një humbjeje dramatike ndaj ekipit portugez. Nga ana tjetër, PSG është shortuar në një derbi të zjarrtë francez kundër Monacos, një duel që pritet të ofrojë spektakël dhe rivalitet të fortë.

Përballjet e fazës “play-off” sipas Inteligjencës Artificiale:

Inter-Bodo/Glimt

Paris Saint Germain-Monaco

Atletico Madrid-Club Brugge

Juventus-Galatasaray

Bayer Leverkusen-Olympiakos

Atalanta-Borussia Dortmund

Newcastle United-Qarabag

Real Madrid-Benfica

Shorti zyrtar i UEFA-s do të vendosë gjithçka, por simulimi i AI ka shtuar që tani emocionin dhe pritshmëritë për fazën me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB