Edhe njëherë Jose Mourinho, në minutën e fundit, me një mënyrë të çmendur dhe të papritur. Benficës i duhej të mundtte Realin e Madridit të Arbeloas(që ka qenë futbollist i Mourinhos në 2010-2013) dhe ia doli pas një finaleje të çmendur; 4-2 me gol të shënuar në minutën e 97 nga…portieri

Në minutën e fundit Benfica ishte e eliminuar për shkak të golavarazhit nga Olympique Marseille, por në  minutën e 97 ndodhi episodi që pushtoi botën; krosim nga një goditje dënimi dhe Trubin që kishte ardhur në zonë nga dëshpërimi dhe me një gjuajtje me kokë mposhti Courtois. Benfica në playoff dhe Marseille u eliminua. Ironia e fatit, portugezët në playoff do të kenë përballë Realin e Madridit ose Interin. Në çdo rast do të jetë nje ndeshje ‘ish-i’ për Mourinhon, por në një farë mënyre edhe për Trubin. Ka qenë një kohë kur ai ishte favoriti për të qenë në portën e Interit pas Onanës, por më pas përfundoi te Benfica

TRUBIN DHE FATI—  Trubin, çfarë shakaje që bën fati. I pari që i dha besim portierit ka qenë pikërisht trajneri i Marseille, Roberto De Zerbi kur ishte në pankinën e Shakhtar. Tani trajneri italian u eliminua në Ligën e Kampioneve në mënyrën më absurde, nga një gjuajtje me kokë e Trubin në sekondat e fundit. Ukrainasi për më tepër bëhet  portieri i pestë në historinë e Champions League që shënon gol.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB