Champions League/ ‘Shi’ milionash për Barcelonën; ja sa përfituan katalanasit
Një moment “fair-play” dhe respekti ka marrë vëmendjen e tifozëve në mbarë botën.
Pas gjestit fantastik të Thibaut Courtois ndaj portierit të Benficës, Anatoliy Trubin, në fundin dramatik të një ndeshjeje të paharrueshme në Ligën e Kampionëve.
Pas golit të pabesueshëm me kokë të Trubinit në minutën e 98-të, që i siguroi Benficës kualifikimin në fazën “play-off” të Ligës së Kampionëve, Courtois iu afrua menjëherë kolegut të tij për ta përgëzuar.
Një veprim që u konsiderua shembullor, sidomos duke pasur parasysh se goli erdhi kundër Real Madridit. Me vetëm pak sekonda të mbetura në “Estadio da Luz”, dukej se rrugëtimi i Benficës në Ligën e Kampionëve kishte marrë fund, pavarësisht epërsisë së ngushtë 3-2 ndaj madrilenëve. Në atë moment, Marseille ishte në avantazh për një vend në “play-off” falë golaverazhit më të mirë, aq sa Club Brugge publikoi edhe një mesazh urimi për ekipin francez në tabelën elektronike të stadiumit.
Por futbolli rezervoi një tjetër mrekulli. Trubin avancoi në zonë në minutat shtesë dhe me një goditje me kokë shënoi golin vendimtar, duke i siguruar Benficës vendin e 24-të dhe të fundit në fazën “play-off”, ndërsa Marseille mbeti jashtë.
Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, kamerat kapën momentin kur Courtois, me buzëqeshje, përqafoi dhe përgëzoi Trubinin, një skenë që u shpërnda masivisht në rrjetet sociale.
Reagimet e tifozëve nuk munguan: “Edhe Courtois po buzëqesh për atë që sapo bëri Trubin. Courtois shkon ta përgëzojë Trubinin pasi pësoi gol në sekondën e fundit. Asnjë justifikim, vetëm respekt. Imagjino të shënosh një gol fitoreje kundër Real Madridit dhe të marrësh një ‘bravo’ nga vetë Courtois.”
Një gjest që tregon se, përtej rivalitetit dhe presionit, respekti dhe sportiviteti mbeten vlera të mëdha në futbollin e nivelit të lartë.
Top Channel