Makthi Marseille; u eliminua nga goli i Trubin…pas urimeve të Club Brugge. De Zerbi: Tani heshtni të gjithë…
Tani që faza e parë e Ligës së Kampioneve u mbyll dhe mësohet edhe rrugëtimi i Interit dhe Juventus, Serie A mund të plotësojë kalendarin e saj me dy ndeshjet që kishin mbetur pak pezull; e famshmja Milan-Come që duhej të luhej në Perth, por edhe Derbi i Italisë mes Interit dhe Juventusit
Kur do të luhet Milan-Como? Interi do të luajë ndeshjen e kthimit në playoff në shtëpi, një ndeshje që është parashikuar të luhet në 24 ose 25 shkurt, kështu që një javë para, San Siro do të jetë i lirë të presë ndeshjen mes Milanit dhe Comos që ishte shtyrë për shkak të impenjimit të kuqezinjve në Superkupën e Italisë. Kështu, sfida mes Allegrit dhe Fabregas do të luhet në 17 ose 18 shkurt duke qenë se San Siro do të jetë i lirë nga impenjimet pas pauzës për Lojërat Olimpike Dimërore.
Kur do të luhet Inter-Juventus? Përsa i përket Derbit të Italisë, me të dyja skuadrat të impenjuara në playoffin e Ligës së Kampioneve, është e sigurt që nuk do të luhet në 15 shkurt siç ishte plani fillestar, por të shtunën e 14 shkurtit me shumë mundësi në orën 20:45. Gjithçka do të mësohet brenda fundjavës kur të zyrtarizohen datat nga Lega Calcio.
Top Channel