Renditja e UEFA, Anglia dhe Gjermania arratisen, Portugalia ngjitet e treta, vështirësohen gjërat për skuadrën e pestë në Champions për Italinë
Paris Saint Germain luante ndaj Neëcastle për të mbyllur kualifikimin në Ligën e Kampioneve mes 8 skuadrave më të mira me kujtimet e asaj që ndodhi sezonin e kaluar kur fitoi mes polemikave duke qenë në një situatë akoma më të komplikuar.
Në sfidën e kësaj radhe ndeshja nisi në mënyrë më të favorshme për kampionët në fuqi të Evropës. Dembele gaboi një penallti, por pak caste më vonë Vitinha shënoi golin e avantazhit. Por festa u ndërpre për shkat të dëmtimit të një prej yjeve të Paris Saint Germainit, Kvicha Kvaratskhelia, një dëmtim që mund të jetë i rëndë. Gjeorgjiani u detyrua të lërë fushën e lojës në minutën e 22 dhe iu desh ndihma e stafit mjekësor të klubit.
Kvaratskhelia as nuk tentoi të vazhdojë lojën. I mbajtur nga mjekët e skuadrës, Kvaratskhelia doli nga fusha e lojës duke ndjerë dhembje. Doue e zëvendësoi ndërkohë që Luis Enrique nuk e fshehu shqetësimin që duhet të presë rezultatin e ekzaminimeve mjekësore.
Top Channel