Champions League / Renditjet përfundimtare, si do të ndahen skuadrat për shortin, oraret dhe skema që do të përdoret
Gazetarja Jonida Shehu, nga studio e Top Story u shpreh se qëndrimi i kryeministrit Edi Rama është që i gjithë sistemi i drejtësisë të vihet në lëvizje, dhe të mos jetë vetëm SPAK mbi institucionet e tjera.
“Qëndrimi i Ramës e kemi kuptuar se është i qartë, është ‘deri dje SPAK ia dhamë gjithë aksesin, e ndërtuam sot nuk është më kjo urgjenca sepse nuk ka më të paprekshëm’. Sipas Ramës shqetësimi është që jo vetëm që s’ka të paprekshëm por kemi nevojë që të vëmë në lëvizje gjithë sistemin dhe mos jetë SPAK mbi të gjitha”, tha Shehu.
Në lidhje me shtyrjen e mbledhjes së Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e mandatit të Belinda Ballukut, Shehu e sheh në këtë këndvështrim: Pse nuk ia hoqën sot mandatin Belinda Ballukut, le të mendojmë disa hipoteza… E para për të pritur diçka që nuk e kuptojmë dot, e dyta le të besojmë që ata duan të mos marrin vendime të nxituara. Por a i shërben kjo drejtësisë?
Top Channel