“Qytetari dënohet me burg për parkim dysh, Balluku jo”, gazetari përplaset me Kaprin: Pse duhet të shkojë në paraburgim kur nuk është shpallur e fajshme?

28/01/2026 22:31

Mbrëmjen e sotme në studion e Top Story, diskutimi u përqendrua në çështjen ‘Balluku’, pas shtyrjes së mbledhjes së Këshillit të Imuniteteve dhe mandatit.

Deputeti i partisë Mundësia, Erald Kapri, u shpreh se nuk është normale që të kalohet një ligj në Kuvend për dënimin me burg për ata që parkojnë makinën ‘dysh’, dhe nga ana tjetër të mos i dorëzohet mandati Ballukut.

Gazetari Anri Bala iu përgjigj duke i thënë se ajo ka mandat deputeti njëjtë si Kapri, dhe kjo i diferencon nga qytetarët. Ai tha se nuk mund të shkojë në paraburgim, kur ende nuk është shpallur e fajshme.

Pjesë nga diskutimi:

Kapri: Një qytetar që parkon dysh, shkon në burg

Bala: Edhe Balluku po parkoi dysh shkon në burg, nuk është vetëm për qytetarët

Kapri: Me Belinda Ballukun është çështje kohe, sikundër dhe publikimi i dosjes së saj, e kemi kërkuar dhe na kanë refuzuar në Kuvend, s’na lejojnë as të marrim pjesë në mbledhjen e Këshillit

Bala: Shumë mirë ua bëjnë… Sa për të saktësuar këtë parkimin dysh as mua s’më duket logjike, por bëhet fjalë kur pengon ambulancë apo zjarrfikëse.

Kapri: Çështja është pse ai duhet të dënohet me një vit burg dhe Balluku jo

Bala: Për të njëjtën arsye si ti që ke mandat deputeti dhe nuk je njësoj si unë

Kapri: Unë dua të respektohet kushtetuta

Bala: Kundër nga ty, unë nuk e gëzoj imunitetin tënd. Ajo që nuk kuptoj unë me ju si opozitë është nxitimi pse nuk e bën Kushtetuesja, dhe për mua Këshilli s’ka lidhje me vendimin e Kushtetuese, s’po trajton as fajësinë as pafajësinë e zonjës Balluku. Ju thoni të rrijë në paraburgim deri sa të mbarojnë hetimet, dhe po nuk i gjetën prova ta lënë të lirë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB