“Po të kërkohej pezullimi i Berishës, do ishe dakord me këtë”/ Bala debaton me Kokën në ‘Top Story’, gazetari: SPAK ia futi kot me pezullimin e Ballukut  

28/01/2026 22:58

Gazetari Anri Bala ka debatuar me gazetarin Bledian Koka në studion e ‘Top Story’ ndërsa diskutohej çështja Balluku.

Bala iu drejtuar Kokës me një pyetje, duke marrë si shembull rastin nëse do të kërkohej pezullimi i Berishës.

Nga ana tjetër Koka është shprehur se nuk ishte dakord as me vendimin e SPAK për pezullimin e Ballukut.

Pjesë nga debati: 

Bala: Do pyes Bledin dhe Eraldin. Më falni, kemi rastin e zotit Berisha dhe dosjen Partizani. E dua përgjigjen nga ju. Nëse në rastin e Berishës ngrihet një prokuror, e merr favorizimin si ndikim, kërkon pezullimi e Berishës dhe ministrave, je dakord me këtë?

Koka: Përgjigjja ime është kjo, unë mendoj që SPAK ja futi kot për pezullimi e Ballukut. Është çmenduri të kërkosh pezullimin e një ministri. Por ama jam pro, jam pro, kur prokurori më thotë që zv. kryeministrja ka edhe dyshime për korrupsion dhe intimidim të dëshmitarëve, çfarë përgjigje të japim ne.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB