Champions League, thirrja e fundit evropiane për Interin, Juventusin, Napolin dhe Atalantën…
Pragndeshja mes Napolit dhe Chelsea shënon një incident aspak të pakëndshëm teksa natën e së martës, dy tifozë angleze u plagosën në Napoli për t’u dërguar më pas në spital për të marrë kurën e nevojshme. Vetë klubi londinez nëpërmjet rrjeteve sociale bëri denoncimin e tij duke bërë në të njëjtën kohë edhe paralajmërimin që të tregohen të kujdesshëm.
‘Klubi është në dijeni të incidentit që ndodhi të martën në mbrëmje në Napoli-lexohet në një komunikatë të Chelsea-dy tifozë u dërguan në spital pasi kishin marrë plagë jo të rënda. Klubi dëshiron t’iu kujtojë të gjithë tifozëve që të bëjnë kujdesin maksimal gjatë qëndrimit në qytet dhe të ndjekin rekomandimet e bëra në kuadër të kësaj ndeshjeje’
Në komunikatën e klubit nënvizohet se dy tifozët nuk janë në rrezik për jetën, por ende nuk ka ndonjë konfirmim apo dinamikë të asaj që ndodhi. Në Napoli do të jenë rreth 2500 tifozë të Chelsea dhe klubi iu kujtoi rekomandimet për transfertat; të mos shëtisin në qytet dhe të evitojnë mbajtjen e ngjyrave apo emblemës së klubit që i identifikojnë si tifozë të Chelsea.
Tifozët e Bluve janë ftuar të grum bullohen në zonat e përcaktuara për të arritur në stadium me një autobus nën shoqërimin e policisë.
Top Channel