Përpara javës së fundit të Fazës së Ligës në Champions League, realiteti ishte i ashpër për skuadrat italiane pasi asnjëra prej tyre nuk figuron mes 8 më të mira të kompeticioneve, pozicion që garanton kualifikimin direkt për në 1/8 e finaleve. Këtë të mërkurë të gjitha skuadrat do të luajnë në të njëjtën orë; 21:00 me Interin, Juventusin, Napolin dhe Atalantën që shpresojnë të jenë të paktën brenda vendit të 24 që të garanton playoffit

Champions, situatat e Interit dhe Juventusit. Rënia vertikale e regjistruar në raundet e fundit i ka reduktuar shanset e Interit për një kualifikim direkt  me zikaltrit(13.42%) që vijnë pas 3 humbjeve radhazi dhe tani duhet të mposhtin Borussian e Dortmundit për të shpresuar në një pozicionim më të mirë. Nuk është më mirë Juventusi, që ndonëse e ka të siguruar kalimin në playoff, e sheh Top-8 si një mirazh të largët. Për bardhezinjtë e Spallettit projeksioni flet për 6.75% shanse për kualifikimin direkt me Zonjën e Vjetër që përvecse duhet të fitojë përballë Monacos, duhet të shpresojë në një dështim të gjysmës së Evropës

Champions, situatat e  Napoli e Atalanta Situata më delicate mbetet ajo e Napolit. Skuadra e Antonio Contes  vjen në sfidën e fundit, atë ndaj Chelsea në një gjendje aspak të mirë fizike por edhe psikologjike që është rënduar nga rezultatet jo të mira kundër Copenhagen dhe disfata e rëndë në kampionat ndaj Juventusit. Aktualisht Napoli është edhe jashtë zonës së playoffit për shkak të golavarazhit, kampionët e Italisë luajnë gjithçka në një natë që vlen  shumë. Përveç prestigjit sportiv, në lojë janë edhe rreth 11 milionë për kalimin e raundit, pa llogaritur bonuset e lidhura me pozicionimin final të klasifikimit. Një eliminim i mundshëm nuk do të ishte vetëm një dëmtim i imazhit, por edhe një goditje e rëndë për arkat e klubit, pikërisht në një moment kur dëmtimet  vijojnë të përgjysmojnë skuadrën dhe të kërcënojnë siguritë taktike të Contes. Në të gjithë këtë skenar të vuajtjes kolektive, Atalanta duket se e ka pak më të lehtë rrugëtimin e saj teksa do të përballet me Union SG, një skuadër e lehtë në letër për të blinduar të paktën statusin e kokës së serisë

Champions dhe renditja e UEFA për skuadrën e pestë në Champions. Gjithsesi, çështja spostohet në planin kombëtar dhe ekuilibrin delikat të renditjes së UEFA. Italia ka zbritur në vendin e 5 duke u kaluar nga Spanja dhe tani rrezikohet nga Gjermania. Sfidat e kësaj të mërkure, nuk do të vendosin vetëm fatin e secilit prej klubeve, por do të përcaktojnë nëse Serie A  do të ketë akoma mundësi për të siguruar një skuadër të pestë në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm

Top Channel

DIGITALB DIGITALB