Benfica do të mbyllë Fazën e Ligës në Champions me Realin e Madridit me Jose Mourinho që përballet me të kaluarën e tij.

Në konferencën për shtyp, portugezi u shfaq për t’iu përgjigjur pyetjeve për aktualitetin e skuadrës së tij, por gjatë konferencës u përmend edhe një temë tjetër, ajo e ‘Çështjes Negreira’ që përfshin edhe periudhën kur luzitani ishte në stolin e Los Blancos dhe përgjigjja e Mourinhos nuk la indiferent askënd.

Është diçka që nuk më intereson-tha Mourinho-sinqerisht nuk më intereson, unë jeton karrierën e sotme, jo atë të djeshme. Ajo që kaloi, kaloi kaq’

Mourinho më pas foli edhe për Arbeloan me të cilin ka punuar te Reali kur ai ishte futbollist.

‘Unë për Alvaron do të thoja se në këndvështrimin e empatisë personale është ndër futbollistët e mi të preferuar-tha Mourinho-nuk ka qenë lojtari më i mirë që ka luajtur për mua te Reali i Madridit, por me siguri ka qenë një ndër personat më të mirë që kanë luajtur për mua dhe është i fundit të cilit do t’i ushtroja presion’

Përsa i përket ndeshjes me Realin e Madridit, Mourinho vlerësoi talentin e lojtarëve të skuadrës merenges. 

‘Reali ka futbollistë të nivelit më të lartë, nëse nuk shënojmë Reali të ndëshkon. Pret gabimin tënd dhe të dënon-vijoi Mourinho, skuadra e të cilit ka vetëm një rezultat në dispozicion, fitoren si dhe të presë edhe rezultatet e rivalëve direktë për të mësuar fatin në këtë edicion të Ligës së Kampioneve-do të tentojmë gjithçka për të fituar duke ditur se kë kemi përballë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB