Është futbollisti më i paguar te Chelsea dhe nuk luan asnjë minutë që nga sezoni i kaluar. Ky është realiteti që po përjeton aktualisht Raheem Sterling i ndarë veçmas nga skuadra nga Enzo Maresca, gjë që po ndodh edhe me trajnerin e ri. Sulmuesi anglez kërkon të rikuperojë nivelin e tij dhe të ketë mundësinë të luajë në Botërorin e vitit 2026 me Anglinë, ndërsa klubi londinez kërkon shitjen përfundimtar të tij.

Sipas gazetarit të specializuar të merkatos, Fabrizio Romano, Sterling do të largohet nga Chelsea në ditët e ardhshme për të luajtur në një skuadër të re. Të dyja palët janë në kontakt për të gjetur zgjidhjen më të mirë përpara të hënës dhe për t’i dhënë fund etapës së futbollistit në Londër, ku në 2 sezone me Chelsea ka qenë në gjendje të shënojë vetëm 19 gola.

Paraqitjet më të mira te Chelsea, Sterling i pati në kohën e Mauricio Pochettino, por që nga ai moment niveli i lojës së tij pësoi rënie të lirë aq sa u arrit deri aty sa nuk hynte më në planet e trajnerëve. është larg ai Sterling që filloi të spikasë te Liverpool për t’u shndërruar në një prej sulmuesve më të mirë kur ishte nën urdhrat e Pep Guardiolës te Manchester City. E gjithë kjo ndryshoi kur Thomas Tuchel e kërkoi te Chelsea. Erdhi si një yll dhe u largua nga dera e pasme

Ende nuk është e qartë se cili do të jetë destinacioni i ardhshëm i futbollistit anglez, por gjithçka tregon se ai do të luajë në Premier League. Por nuk përjashtohet as mundësia që ai të ndërrojë ambientr dhe Serie A duket një opsion tërheqës për futbollistin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB