Dortmund-Inter, Chivu: Duam të bëjmë një ndeshje të madhe, më pas do të shohim ku do të jemi…
Randal Kolo Muani dhe ëilson Odobert, dy futbollistët e Tottenhem përjetuan momente frike gjatë kësaj të marte. Të sulmuesit francezë u përfshinë në një aksident rrugor imazhet e të cilit u publikuan në rrjetet sociale, imazhe ku dukej dëmi i pësuar nga Ferrari me të cilin po udhëtonin futbollistët pas aksidentit.
Për fat të mirë Kolo Muani dhe Odobert e kaluan pa pasoja këtë aksident dhe janë mirë
Aksidenti ndodhi një ditë përpara ndeshjes së Ligës së Kampioneve që Tottenham do ta luajë ndaj Eintrachtit në Frankfurt. Vetë Thomas Frank në konferencën për shtyp, konfirmoi se futbollistët janë mirë dhe se shkaku i incidentit ishte çarja e gomës së makinës
Tottenham pozicionohet në vendin e 5 në klasifikimin e League Phase të Champions pas 7 raundeve të parë me 14 pikë me skuadrën londineze që ka shanse për të qenë në Top-8 dhe si pasojë të kualifikohet direkt për në fazën e 1/8 të finaleve
Top Channel