Këtë mesjavë Champions dhe Europa League do të luajnë ndeshjet e raundit të fundit ku do të jepen të gjitha verdiktet e këtyre kompeticioneve.

Duke qëndruar te Europa League, një klasë arbitrare shqiptare do të vendosë drejtësi në një prej ndeshjeve të saj.

Bëhet fjalë për sfidën mes Sturm Graz dhe Brann ku UEFA ka zgjedhur pikërisht Juxhin Xhajën për të gjykuar këtë ndeshje si arbitër kryesor. Ai do të ndihmohet nga Arbër Zalla  dhe Rejdi Avdo që do të jenë asistentët e tij, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Olsion Yzeiraj.

Ndërsa në sallën VAR, arbitër kryesor do të jetë zvicerani Lukas Fähndrich, ndërsa asistent i tij do të jetë Kreshnik Bajramaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB