Interi do të luajë këtë të mërkurë në Signal Iduna Park ndaj Borussias së Dortmundit me shpresën që të sigurojë kualifikimin direkt për në 1/8 e finaleve pa kaluar në fazën e playoffit. Zikaltrit po bëjnë mjaft mirë në kampionat teksa kanë krijuar një lloj distance me ndjekësit, por Chivu mendon vetëm për Champions League.

‘Arratia në kampionat? Ky është një tjetër kompeticion dhe jemi pak prapa-tha Chivu-kishim pritshmëri të tjera dhe jemi në një situatë që nuk është më e  mira pasi nuk varet vetëm nga ne. Duam të bëjmë një ndeshje të madhe, ajo që na ka munguar së fundmi. Do të hyjmë në fushë vetëm për të fituar, por në fund të ndeshjes do të shohim se ku do të jemi’

Chivu nuk do të ketë në këtë ndeshje Nicolò Barella dhe trajneri rumun i zikaltërve foli edhe për gjendjen e tij.

‘Barrella? Nuk u nis me skuadrën, kështu që ai është në shtëpi. Ka një problem muskular, vendosëm që të mos rrezikonim-shtoi Chivu-pati një problem në stërvitje, ne e çuam brenda dhe nuk e grumbulluam në skuadër. Lojtarët me kartonë të verdhë? Nuk ka kohë që të bëjmë llogaritë, në fushë do të zbresë formacioni më i mirë. A do të jetë Lautaro Martinez titullar? Nuk e di’.

Në fund Chivu nuk harroi të vlerësojë kundërshtarët e skuadrës së tij, Borussia Dortmund

‘Për forcën dhe traditën që ka, është një ndër skuadrat më të mira në Evropë, në këtë stadium janë shumë pak ekipe që arrijnë të fitojmë. Do të kërkojmë të bëjmë më të mirën tonë dhe të marrim rezultatin më të mirë-tha Christian Chivu

Top Channel

DIGITALB DIGITALB