Christian Chivu merr lajme të këqija nga të tijët, pikërisht në prag të sfidës mes Interit dhe Borussia Dortmund.

Nicolò Barella, që po stërvitej rregullisht me skuadrën për sfidën e fundit të League Phase të Championsit, braktisi fushën për një problem muskular që do ta detyrojë atë të mos udhëtojë me skuadrën milaneze në drejtim të Gjermanisë me Chivun që e la atë jashtë skuadre.

Është kjo një goditje e rëndë për Interin në prag të kësaj sfide vendimtare me zikaltrit që synojnë të evitojnë playoffin dhe të kualifikohen direkt në 1/8 e finaleve, që mund ta vërë përballë një kundërshtari më të lehtë e për më tepër i jep mundësinë që të luajë sfidën e kthimit në shtëpi

Kjo do të thotë se në vend te mesfushorit italian, në sfidën e ‘Signal Iduna Park’, është thuajse e sigurt se do të jetë Sucic ai që do të luajë si titullar. Ky i fundit edhe herë të tjera është aktivizuar në këtë pozicion dhe është një lojtar i besueshëm, por shqetësimi i Chivut ështe se kufizohet për të bërë rotacione të rëndësishme në këtë fazë delikate të sezonit duke qenë se Barella do të mungojë të paktën edhe në një ndeshje te Serie A.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB