‘Çështja Negreira’ dhe në Champions, pyesin Jose Mourinho, ja si përgjigjet portugezi
Barcelona do të luajë këtë të mërkurë ndaj Copenhagen në Spotify Camp Nou ku do të tentojë të hyjë në Top-8 që do ta kualifikonte direkt në 1/8 e finaleve. Trajneri i katalanasve, Hansi Flick në një konferencë për shtyp në prag të kësaj ndeshjeje tha se ndaj Copenhagen, skuadrën e tij e pret një ndeshje e vështirë
‘Pres që skuadra të ndihet mire, me besim-tha trajneri gjerman-duhet respektuar Copenhagen- ajo që ka më shumë rëndësi është të bëjmë punën tonë dhe do të duhet të luajmë në nivelin tonë më të mirë. Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë. Objektivi ynë është të kualifikohemi mes 8 skuadrave më të mira’
Flick tregoi edhe për mesazhin që iu ka dhënë futbollistëve të tij
‘Ne duhet të fokusohemi te ndeshja jonë, në atë që është në dorën tonë-shtoi Flick-do të kemi një ndeshje të vështirë ndaj Copenhagen. Nuk do të kemi justifikime dhe kemi dëshirë e besim te stili ynë i lojës, te mënyra si luajmë. Kjo është Liga e Kampioneve dhe duhet të arrijmë në nivelin tonë maksimal’.
Barcelona do të ketë dy mungesa të rëndësishme në mesfushë siç janë ato të Pedrit dhe De Jong, por Flick shprehu besim të plotë te të gjithë futbollistët e tij
‘Kemi një skuadër të mirë, edhe në stol-shtoi Flick-ne luajmë si skuadër dhe kemi dëshirë për të zhvilluar këtë sfidë, është shumë e rëndësishme për ne. Kjo është ajo që dua të shoh’
Top Channel