Mësohet destination i ri i Marvin Çunit në këtë sezon. Sulmuesi shqiptar do të luajë me skuadrën e Barit në Serie B në muajt në vazhdim. Klubi puljez zyrtarizoi këtë transferim të sulmuesit 24 vjeçar nëpërmjet një komunikate për shtyp të publikuar në faqen e tij të internetit ku bënte të ditur marrëveshjen e arritur me Rubin Kazan për marrjen e Çunit në formë huazimi me të drejtë blerjeje

‘Bari bën të ditur se ka siguruar shërbimin e Marvin Çunit nga Rubin Kazan me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje, një e drejtë që lidhet me paraqitjet sportive. Sulmuesi shqiptar do të veshë fanelën me numrin 90 dhe do të vihet menjëherë në dispozicion të trajnerit Longo-theksohet në komunikatën e Barit që bënte më pas edhe një përshkrim të karrierës  së sulmuesit shqiptar

I formuar në akademinë e Bayernit të Mynihut, Çuni e bëri debutimin e tij në futbollin profesionist me skuadrën e Sonnenhof (38 ndeshje, 23 gola). Pas eksperiencave me Paderborn e Saarbrücken, gjithnjë në Gjermania dhe gjithnjë me huazim, në verën e 2023 ai kaloi te Frosinone që në atë kohë ishte në Serie A(25 ndeshje dhe 2 gola) me këtë të fundit që e transferoi në kampionatin rus te Rubin Kazan ku luajti 14 ndeshje. Skuadra ruse në 2025 e dha me huazim te Sampdoria dhe në këtë pjesë të parë ai regjistroi 14 ndeshje të luajtura, 1 gol dhe 1 asist. Pasi veshi fanelën e Kombëtares U19 dhe U21, Marvin Çuni në tetor të 2023 bëri debutimin edhe me Kombëtaren A

Top Channel

DIGITALB DIGITALB