VIDEO/ Ylber Ramadani gjen rrugën e rrjetës, Lecce fitore me peshë për mbijetesën ndaj Cagliarit
Milani renditet në vendin e parë në klasifikimin e penalltive të dhëna kundër këtë sezon.
Në sfidën me Romëm, kuqezinjtë pësuan penalltinë e shtatë të sezonit, pas atyre të akorduara edhe në ndeshjet ndaj Napolit, Pizës, Genoas, Torinos dhe Interit.
Me një mesatare prej një penalltie kundër çdo tre ndeshje, Milani kryeson këtë statistikë, ndërsa në fund të renditjes ndodhet Juventusi, me vetëm një penallti të dhënë kundër gjatë gjithë sezonit.
Pas Milanit, Napoli dhe Udinese ndajnë vendin e dytë me nga gjashtë penallti kundër, ndërsa Fiorentina dhe Lecce kanë nga pesë. Interi dhe Lazio janë mes skuadrave me më pak penallti kundër, ndërsa Atalanta, Cagliari dhe Genoa kanë pësuar vetëm një.
Klasifikimi i penalltive kundër:
Milan: 7
Napoli: 6
Udinese: 6
Fiorentina: 5
Lecce: 5
Parma: 4
Pisa: 4
Sassuolo: 4
Torino: 4
Verona: 3
Bologna: 2
Como: 2
Cremonese: 2
Inter: 2
Lazio: 2
Atalanta: 1
Cagliari: 1
Genoa: 1
Juventus: 1
Top Channel