Lichtsteiner është trajneri i ri i Baselit
Përpara disa ditësh, Arne Slot u përgjigj me shaka kur u pyet për të ardhmen e tij: ‘Xabi Alonso më mori në telefon dhe më tha se do të mirrte detyrën për 6 muaj’-ishin fjalët e trajnerit holandez që kushedi mund të rezultojnë profetike.
Nëse në Ligën e Kampioneve Liverpool e siguroi kualifikimin direkt në 1/8 e finaleve, në Premier League, The Reds vazhdon të mos fitojë. Me humbjen e fundit ndaj Bournemouth, Liverpool e ka cuar në 5 numrin e ndeshjeve radhazi pa fitore; 4 barazime dhe 1 humbje. Triumfi i fundit në kampionatin anglez ishte para një muaji
Pavarësisht se në median britanike thuhet se Slot ka mbështetjen e Fenway Sports Group (FSG), që nuk ka ndërmend të ndjekë hapat e Manchester United dhe Chelsea, kjo e fundit thotë gjithashtu se gjithsesi qëndrimi në Anfield i holandezit nuk është i sigurt për sezonin e ardhshëm, tani është akoma më pak e sigurt pas largimit të Xabi Alonsos nga Reali i Madridit.
‘Liverpool ka standarde shumë të larta dhe është mëse e mundur që drejtuesit e skuadrës së The Reds të mendojnë për opsionet-shkruan Sky Sports-emri i Xabi Alonsos po përmendet shpesh në ato ambiente dhe burime pranë trajnerit thonë se ai do të jetë mëse i lumtur të kthehet në Anfield’
Edhe sipas të përditshmes spanjolle AS, trajneri spanjoll që e di se në Anfield do të jetë shumë i mirëpritur, i është përgjigjur qasjes së parë të The Reds në 2024 dhe në mendjen e tij nuk ka as një dyshim. Liverpooli është një klub që vepron në mënyrë krejt ndryshe nga ekipet e tjera të mëdha të futbollit anglez e për më tepër, Arne Slot që është vetëm trajneri i 22 në historine e The Reds gëzon besimin e skuadrës.
Top Channel